Megi Topalli, vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli nuk është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka zgjedhur të jetë e rezervuar, duke publikuar foto vetëm nga momente të rëndësishme të jetës.
Ditën e sotme, Megi ka ndarë me të gjithë një foto të të birit, i cili ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë.
‘Në oborrin e Shkodrës sonë’, shkruan vajza e politikanes duke treguar se këto ditë karantine po i kalojnë në vendlindjen e tyre.