Trump thotë se është mirë me shëndet pas fazës së parë të kontrollave rutinore

0
15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të dielën se është mirë me shëndet, pas lajmit se ai iu nënshtrua një kontrolli mjekësor një ditë më parë.

Trump, përmes rrjetit social Twitter, tha se ka kaluar fazën e parë të kontrollave në Qendrën Ushtarake Mjekësorë të Uashingtonit.

“Gjithçka shkoi mirë, do të kompletohet vitin tjetër”, tha Trump duke iu referuar disa analizave dhe kontrollave rutinore që duhet t’i bëjë çdo vit si president.

“Duke pasur një agjendë shumë të ngjeshur përpara, presidenti ka shfrytëzuar një fundjavë të lirë në Uashington për të përfunduar disa kontrolla fizike”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Ajo nuk dha detaje më shumë se për çfarë analiza bëhej fjalë. Por, vizita e papritur dhe e paplanifikuar e presidentit në spital, ngriti shumë pyetje në rrjete sociale.

Përmes një postimi në Twitter, Grisham tha se këto janë “thashetheme dhe spekulime të rrezikshme dhe papërgjegjshme”.

Në muajin shkurt, Trump kishte deklaruar se është shumë mirë me shëndet pas kontrollave rutinore që zgjatën disa orë.

Trump njihet për preferencat ndaj ushqimeve të gatshme dhe mishërave të pjekur shumë si dhe aversion ndaj fitnesit. Në vitin 2017 , Trump kishte fituar peshë duke hyrë në kategorinë e obezëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu