Dy emra të njohur bashkuan forcat për këngën e re.
Rosalia dhe Travis Scott kanë publikuar projektin e ri muzikor, i cili po pritet mirë nga fansat.
Kënga me titull “TKN” është shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa për pak orë ka marrë mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube.
Lidhur me këtë projekt, dyshja kanë pranuar komente pozitive nga fansat dhe nga kolegët e tyre të muzikës.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Rosalia dhe Travis Scott, e cila është shndërruar ndër projektet më të dëgjuara për momentin.