Të vërtetat e Stresit për personazhet shqiptarë, mendimet e tij për ta

0
Gjigandi

Loja “Paintball” që zhvillohet në emisionin “Shiko kush LUAN” bën që çdo personazh që merr pjesë, të tregojë disa të vërteta për kolegët e tij/saj.

Këtë të shtunë ishte radha e reperit Stresi për të qëndruar para fotove të kolegëve të tij e për të ‘goditur’ atë që ai mendon në bazë të pyetjes.

Kështu Noizy i cili është cilësuar si rivali i tij në rep, u qëllua nga Stresi si një nga personazhet që është sipas tij “shumë zhurmë për asgjë”.

Flori Mumajesi është artisti që Stresi do e dëgjonte në çdo kohë, ndërsa Soni Malaj-t ai do ti dëshironte më shumë sukses pasi nuk ka aq sa ajo meriton.

I njohur për tipin e tij pa komplekse, Stresi zgjodhi të qëllonte të gjithë duke i cilësuar si kopjuesit më të këqinj të hip-hopit në botë. Ndërsa me reperen Rina, Stresi nuk do bënte kurrë një bashkëpunim muzikor e mbi të gjitha të pinte një kafe.

RonaTyra

Enca nuk është në preferencat e Stresit por, ky i fundit gjithashtu nuk ia kursen pëlqimet në Instagram, ndërsa për Fjolla Morinën ai do zgjidhte ti jepte një rol tjetër në showbiz, pra të mos jetë më këngëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu