Një ndër biznesmenët dhe njerëzit më të pasur në Itali, Flavio Briatore është kapur mat me një 20-vjeçare bjonde.
69-vjeçari mësohet se ka nisur një romancë të re me Benedetta Bosin, studente e drejtësisë pasi është fotografuar në momente intime me të renë gjatë një fundjave në pazhet e Kenias.
20-vjeçarja që studion dhe jeton në Milano në fakt nuk është pjesë e botës së showbiz-it por ama emri i saj është duke shumë i lakuar në mediat rozë në vendin fqinj.

Vetë biznesmeni Briatore, nga ana e tij, ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar lajmin e fejesës me partneren 49 vite më të vogël.