Duket se të jesh beqar, ka edhe avantazhe. Se paku kështu mendojnë disa kërkues ne Universitetin zviceran te Bazel-it, te cilët kane vërtetuar se beqarët kane disa arsye për te mos u ndjerë keq.
Me këtë mendim bashkohen edhe kërkues te Max Planck Institute for Human Development. Sipas tyre, beqarët peshojnë së paku 2 kilogram me pak se bashkëmoshatarët e tyre te martuar, edhe pse këta te fundit përgjithësisht hane me shëndetshëm. Kjo e dhënë madje është konstatuar edhe ne një tjetër botim ne revistën Social Science & Medicine, qe bën fjalë posaçërisht për meshkujt, dhe e lidh këtë pasojë me faktin e të qënit prind.
Veç kësaj, te qënurit beqar çon ne performancë me të mirë në karrierë. Kështu, një studim i Universitetit te California-s, Santa Barbara, tregon se beqaret përgjithësisht janë më shumë të pavarur, me te vendosur dhe shfaqin me pak emocione negative.
Disa studime kane treguar se kur vetmia nuk shoqërohet me emocione negative, çon ne më shumë produktivitet, më shume efektivitet dhe krijimtari gjithashtu më të mirë.
Beqarët kanë gjithashtu edhe një rrjet më të gjerë shoqëror dhe më shumë miqësi intime (Personality and Individual Differences).
Ndërkohë qe një tjetër studim botuar ne revistën Journal of Marriage and Family, vërteton se te qënurit single ndihmon ne ruajtjen e një forme më të mire fizike, në krahasim me të martuarit.