Ivanka Trump i ka bërë të gjithë të kthejnë kokën pas, në promovimin e librit të vëllait të saj Donald Trump Jr. Ndonëse përkushtimi duhet ta merrte i vëllai i saj, nuk kishte sesi kostumi i saj saten rozë i mëndafshtë, mos të tërhiqte vëmendje. Në krahë të bashkëshortit të saj, Jared Kushner për të festuar suksesin e librit të Donald Jr, ajo kishte një pamje tërësisht mbretërore.
Mbrëmjen e së mërkurës në Hotelin “Hay-Adams”, e cila ndodhet përtej rrugës së “Shtëpisë së Bardhë”, ishte vendi në të cilin u bë promovimi i librit të 41 vjeçarit, “Triggered”. Libri u diskutua si bestseller në New Your Times. Një ‘triumf’ tjetër, pas glamurit të Ivanka Trump.
Ivanka Trump është nënë e tre fëmijëve dhe në rrjete sociale e kemi parë gjithmonë të kuruar. Kështu nuk kishim se si dhe në zgjedhjen e rradhes të ms na befasonte. Ajo zgjodhi një kostum mëndafshi, me xhaketë të gjerë. Për aksesorë shtesë ajo kishte zgjedhur një çantë dore metalike ngjyrë ari, të kombinuar me sandalet dhe ngjyrën e saj të flokëve. Një glamur i vërtetë.