Bora Zemani: Zgjidhni dashurinë, jo luftën

0
Bora Zemani: Zgjidhni dashurinë, jo luftën
Gjigandi

Rusia nisi luftimet në Ukrainë të enjten e 24 shkurtit, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Derisa po raportohet për viktima e sulme të pandërprera edhe në ditën e dytë të luftimeve, reagimet të shumta po vazhdojnë bëhen në rrjetet sociale.

Edhe emra të njohur dhe të famshëm shqiptarë kanë bashkëndjerë me popullin e Ukrainës në këtë kohë të vështirë për ta.

Foto: Bora Zemani/Instagram

RonaTyra

Në mesin e tyre edhe prezantuesja e njohur, Bora Zemani e cila së fundi postoi një imazh që është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihen një çifti teksa djali mban flamurin e Ukrainës mbi supe, ndërsa vajza mban atë të Rusisë.

“Zgjidhni dashurinë, jo luftë”, ka shkruar Bora në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Bora Zemani/InstaStory

Ndërkohë, moderatorja në anën tjetër mbetet prezente në ekranet televizive me emisionin e saj të përditshëm “Perputhen”.

Teksa është aktive edhe në llogarinë e saj në Instagram ku numëron një milion ndjekës, dhe sjell imazhe të ndryshme edhe nga përditshmëria.

/abc24.al/

Foto: Bora Zemani/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu