“Ishte e vështirë, Sara pati komplikacione”- Kastro Zizo rrëfen momentin kur erdhi në jetë fëmija i tretë dhe planet: S’kam ndërmend të ndalem me kaq

0
25
blank
Gjigandi

Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë pak kohë më parë. Partnerja e tij solli në jetë djalin, Dante. Dhe moderatori e këngëtari i famshëm duket mjaft i lumtur.

Ai rrëfeu momentin kur Dante erdhi në jetë duke thënë se ishin minutat më të vështira të jetës së tij sepse Sara pati komplikacione gjatë lindjes.

“Në fakt u nisëm për lindje natyrale por për një komplikacion të vogël u bë çezariane. U tremba shuë ndoshta dhe pa arsye. Ishin mbi 90 minuta shumë të vështira. Në momentin e fundit u desh të bëhej një çezariane dhe ishte shumë e vështirë derisa mjeku doli dhe tha janë të dy të mirë,”– tha Kastro.

Këngëtari ka tre fëmijë me tre partnere të ndryshme dhe shprehet se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Kastro tha se i do shumë fëmijët ndaj planifikon fëmijën e katërt me Sarën.

“Nuk do ta mbyll me tre, sepse ishte një moment që po mendoja ta mbyllja me Danke. Me Sarën patjetër. Nuk mund të bëj më lojëra kur ndihesh mirë me personin që është. Dashurinë e të dyve e ribën dhe e sjell me një dashuri të re,”– u shpreh ai i ftuar në “E diell”.

Këngëtari foli edhe për marrëdhënien me fëmijët e tij duke thënë: “Sara e dëshironte emrin Dante. Nuk i bëj fëmijët vetëm. I bëj me nënat përkatëse dhe fëmijët e mi janë gjëja më e mirë që kam bërë në jetë. Padyshim që i dua shumë dhe jam konservator me ta. Djali im i madhi po bën tani planet dhe është 14 vjeç e bëjmë biseda për moshën.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu