Të gjesh strehë tek gjumi, kur bota po shembet

0
Gjigandi

Kur asgjë nuk duket se shkon në drejtimin e duhur dhe ditët shënohen nga ankthe dhe shqetësime të ndryshme, e vetmja gjë që duam është të zhytemi në çarçafët e rehatshëm të shtratit tonë dhe të flemë.

Të gjesh strehë në gjumë kur bota rreth teje po shembet, na duket e vetmja rrugëdalje por ajo që nuk e dimë është se ndoshta të biem në shtrat të shqetësuar vetëm do të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit tonë.

Nuk duhet të na befasojë në këtë pikë që braktisja tek Morfeu, ndërsa ndodhemi në një gjendje ankthi të përgjithshme mund të ndikojë edhe në aktivitetin e ëndrrave, e prandaj na pushtojnë makthet më të frikshme.

Me pak fjalë, edhe nëse gjithçka që duam është të mbyllim sytë dhe të mos mendojmë më asgjë, realiteti është që mundësia për t’u zgjuar në mes të natës ose për ta gjetur veten edhe më të lodhur dhe të stresuar të nesërmen në mëngjes, është më e lartë se kurrë. Kjo është arsyeja pse është e përshtatshme të gjesh një lloj dimensioni të mirëqenies para se të mbyllësh sytë, vetëm në këtë mënyrë gjumi mund të bëhet vërtet streha jote e sigurt.

Kjo nuk do të thotë që duhet të themi një gënjeshtër dhe të pretendojmë se gjithçka do të jetë mirë. Ne mund t’i gënjejmë të tjerët mbase por jo veten dhe mbi të gjitha jo vetëdijen tonë që sjell gjithçka në sipërfaqe herët a vonë.

RonaTyra

Të gjesh strehë në ëndrra dhe të harrosh jetën tënde është e padobishme, përkundrazi mund të përpiqemi të zbatojmë një seri sjelljesh pak para se të flemë, për të gjetur qetësim dhe lehtësim.

Përsëritja se gjithçka do të jetë mirë para se të flini dhe ta bëjmë duke besuar në të, me të vërtetë mund të na ndihmojë të përballemi me gjumë më të mirë dhe në ditët në vazhdim, por vetëm nëse vërtet jemi të predispozuar ndaj atyre mendimeve pozitive, shkruan bota.al. Por jo vetëm kaq, kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale, shmangia e të menduarit për situata të pakëndshme, pirja e një gote çaji të nxehtë dhe meditimi, janë të gjitha aktivitetet që na lejojnë të flemë mirë.

Me pak fjalë, të gjesh strehë në gjumë pa një logjikë, me shpresë se vetëm të mbyllësh sytë dhe të mos mendosh për asgjë nuk do të na ndihmojë të zgjidhim problemet, dhe as për të gjetur atë ndjesi të shumëpritur të mirëqenies.

Përkundrazi, në vend të kësaj, të vendosemi në një gjendje pozitive edhe kur gjithçka po shembet, mund të na ndihmojë vërtet dhe kush e di se, pikërisht gjatë natës, ne mund të gjejmë çelësin për ta rikthyer botën tonë të mrekullueshme përsëri në këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu