Rep- artistja Tayna gjithmonë ka eksperimentuar me stilin e flokëve të saj.
Ajo është aktive në rrjetet sociale, duke numëruar rreth 1.4 milionë ndjekës në Instagram, që komentojnë vazhdimisht në imazhet e saj.
Sa i përket industrisë së muzikës, suksesi i saj është i padiskutueshëm, pasi numëron miliona klikime në secilën këngë të publikuar.
Tashmë ajo po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Prizren, dhe po mban të informuar fansat e saj për më të rejat nga ajo.
Ditën e sotme (e diel) në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi, ku njërën prej tyre duket se ka ndryshuar stilin e flokëve, duke vënë një paruke në kokë.