Përveç të gjitha gëzimeve që vajzat i sjellin në këtë botë, ato duket se ua shtojnë edhe disa vite jetë baballarëve.
Sipas një studimi, baballarët e vajzave jetojnë më gjatë krahasuar me baballarët që kanë vetëm djem.
Për këtë konstatim, hulumtuesit nga Universiteti Jagiellonian i kanë analizuar të dhënat demografike nga 4,310 njerëz.
Kështu ata kanë zbuluar se numri total i fëmijëve apo djemve nuk ka ndonjë lloj efekti mbi baballarët.
Sidoqoftë, është zbuluar se numri i vajzave ndërlidhet me jetëgjatësinë e babait.
Studimi pohon se ata që kanë vajza jetojnë më gjatë dhe, aq më shumë vajza që kanë, aq më gjatë jetojnë – deri në 74 javë më gjatë për secilën vajzë që lind.
Por, ndonëse ky është lajm i mirë për baballarët, duket se nuk është edhe aq i mirë për nënat.
Sipas studimit të publikuar në revistën “American Journal of Human Biology”, djemtë dhe vajzat kanë ndikim negativ në shëndetin e nënës, e madje ia ulin edhe jetëgjatësinë.
Sidoqoftë, në kontradiktë prej këtij studimi, një tjetër kishte pohuar se lindja e vetëm një fëmije, pavarësisht gjinisë, e rritë jetëgjatësinë e dy prindërve.
Studimi në fjalë i ka analizuar të dhënat përgjatë 14 viteve.