Soni Malaj sot feston ditëlindjen, nuk ka kohë të festojë

0
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare Sonja Malaj, që njihet me emrin artistik Soni, njihet për muzikën e bukur që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë për publikun.

Sot ajo feston ditëlindjen, duke mbushur 38 vite.

Ajo ka marrë shumë urime nga miq dhe familjarë por edhe nga fansat e saj.

Mirëpo ajo ka bërë të ditur se ditëlindja e gjeti në punë, duke u marrë me atë që e do më së shumti, me artin muzikorë.

“Ditëlindja sot më gjeti në “punë”,në atë ambjent,ku krijohet arti muzikor,me miq të dashur,që më kanë qëndruar pranë,që kur kam qenë në fillesat e mija artistike,ku kryesorja ishte muzika,talenti dhe puna e palodhshme.Pas artit te bukur,të cilin e zgjodha si pasqyre të shpirtit tim,pashë edhe anët e errëta,zhgënjimet,dëshperimet,lotët,por në fakt,kuptova që ky ishte rrugëtimi i drejtë artistik,PA KOMPROMISE. Ju falenderoj miq,kolegë,dashamirës të muzikës time,fansa ,për urimet e përzemërta. Zoti më dhëntë forcë dhe shëndet për t’ju sjellë gjëra sa më të bukura.Ju dua” : ka shkruar Soni. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu