S’mund të ishte më misterioz! Ç’po mundohet të na thojë Ylli me këto mesazhe të kodifikuara që po çmendin rrjetin?!

0
Gjigandi

Yll Limani e paska ndarë mendjen të na konfuzojë sonte dhe si do thoni ju? Vetëm me një emoji.

Këngëtari ka shpërndarë në rrjetet sociale emojin e një puthjeje, pa shkruar asgjë tjetër, duke na vendosur të gjithëve në dilem.

Madje ai e ka vendosur edhe në llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter si foto profili.

Megjithatë, nëse po mendoni se çfarë po kurdis autori i hitit “Najher”, ne e kemi një ide që lidhet padyshim me projektin e radhës muzikor.

RonaTyra

Për tu bërë edhe më misterioz, Ylli ka ndarë një status në Twitter ku shkruan “A ki me dal?”.

Me shumë mundësi kënga do mbajë titullin “Puthe” ose mund të lidhet me fabulën e këngës.

Lart e poshtë thuhet se Ylli do sjellë një bashkëpunim me Lumi B, por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Në fakt këtë taktik artisti e ka përdorur edhe përpara publikimit të projekteve të mëparshme dhe gjasat janë të mëdha që të bëjë të njëjtën gjë.

Projekti i fundit i Yllit u lançua rreth një muaj më parë dhe titullohet “I kom kall” dhe siç ka titullin e ka kallur edhe rrjetin.

Twitter

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu