Rritja e fëmijëve është një ndër proceset më të rëndësishme që një prind kalon. Të gjithë prindërit përpiqen të bëjnë më të mirën për të vegjlit e tyre, por shumë herë ata e kanë gjetur veten në situata kur kanë pasur nevojë nga psikologët, për t’i ndihmuar në rritjen dhe mënyrën e trajtimit të tyre.
Janë disa sjelle të prindërve që ndikojnë negativisht tek fëmijët dhe që shpesh duhet eliminuar ose duhen “zbutur”.
Prindërit që janë autoritarë – Zakonisht këta prindër kontrollojnë nëse fëmijët e tyre kanë studiuar apo jo aq sa duhet, por e bëjnë këtë gjë në një mënyrë të rreptë.
I lejojnë fëmijët të shohin televizor në moshë të vogël – Fëmijët që shikojnë televizor për një kohë të gjatë në moshë të vogël, kanë vështirësi të mëdha me përqendrimin në shkollë dhe shpesh janë të mbyllur në vete dhe jo socialë me shokët e shoqet.
I qortojnë duke u bërtitur – Studimet kanë treguar se qortimi me tone të larta apo edhe mënyrat e presionit, kanë një efekt tejet negativ në psikologjinë dhe zhvillimin shoqëror të fëmijëve.
Janë shumë mbrojtës – Ka disa prindër që nga frika apo meraku që kanë për fëmijët, e teprojnë me mbrojtjen dhe kujdesin që tregojnë ndaj tyre. Kjo ndikon negativisht tek fëmijët dhe shpesh i bën ata melankolikë dhe të pasigurtë në vetvete.
I ndëshkojnë dhe i dhunojnë fëmijët kur gabojnë – Fëmijët që ndëshkohen me ashpërsi apo dhunohen nga prindërit, sipas studimeve rezulton se në të ardhmen kanë pasur çrregullime të shëndetit mendor dhe emocional.