Gjigandi
Ballina Sport Sinani: Për shkak të situatës politike në Kosovë, haptazi nuk na lejuan...

Sinani: Për shkak të situatës politike në Kosovë, haptazi nuk na lejuan të fitojmë vendin e parë

0
20

Fotografi të paharrueshme dhe një rrëfim interesant e sjell trajneri i dikurshëm i klubit të mundjes Liria nga Çairi, Hajrush Sinani për lexuesit e fan faqes së gazetarit Reshat Ibrahimi.

Edhe pas 37 vitesh të kaluara, trajneri Sinani, i cili sot është në pension, i kujton me shumë nostalgji fotografitë e dikurshme që janë plot me histori.

Ai i ka thënë se ndjehet krenar me gjeneratën e artë të këtyre mundësve, pasi kishin fituar të gjitha titujtë e mundshëm në Jugosllavinë e dikurshme.

“Jam krenar me këtë ekip sepse ia dolëm (na lejuan se s’kishin si të na e marrin dallavere) si ekip i parë në Jugosllavi, mandej prej këtij ekipi dolën kampion olimpik, kampion europian, kampion Bote për të rinj, kampion nga Lojrat Mesdhetare, Ballkanike dhe sportist të Jugosllavisë. Krenohem me këto rezultate kulminante, sepse i kemi arrritur të gjitha rezultatet e mundshme.

Dihet s’kam qenë i vetmi, por këtu kemi pas ekp të trajnerësh Mentazi, Hajrushi dhe kryesia me sekretarin Alush Hamidi, i cili ka qenë alfa dhe omega në ekip. Jam krenar sepse kam pas fatin të bashkëpunoj me këta mundës, trajnerë dhe kryesi”, thotë Hajrush Sinani, ish trajneri i KM Liria.

Ai tregon se Lirisë ndonëse i bëheshin padrejtësi të shumta, ishte e pamundur dikush t’i dal përpara.

“Si klub u formuam në qershor të vitit 1977. Në vitin 1979 u plasum në garat ekipore në kategorinë e parë, kurse në vitin 1981 në kampionatin shtetëror për senior individual dolëm të parët.

Në garat ekipore të vitit 1981 dhe 1982, për shkak të situatës politike në Kosovë, haptazi nuk na lejuan të fitojmë vendin e parë. Në vitin 1983 edhe pse tentuan të na e marrin titullin, nuk munden të na bëjnë asgjë dhe ne u shpallëm kampion të Jugosllavisë.

Ne si klub më shumë rëndësi i kemi dhënë garave ndërkombëtare, ku kemi arrit kulmin. Prej 120 medaljave të fituara në kuadër të Jugosllavisë 40 medalje janë të tonat, duken nisur nga kampionatet ballkanike e deri te olimpidat, pa i llogaritë turniret ndërkombëtare. I kemi mbi 200 medalje, dhe sportist Jugosllavie. Ka qenë një satisfaksion për punën që e kemi bërë”, tregon Sinani, dhe shtoi:

“Unë deri sa kam qenë trajner së bashku me Mentazin, dhe Xhelal Zekiri pas shkuarjes së Mentazit në vitin 1982 /83, dhe Xhelalit në vitin 2002, plot 25 vjet ia dolëm ta mbajmë të vetmin klub shqiptarë, duke i mbijetuar të gjitha torturave e instucionale dhe Federatës së Mundjes, duke e mbajtur klubin edhe sot e kësaj dite aktiv”, thotë trajneri i palodhur Hajrush Sinani.

KM “Liria” në këtë qershor i mbush 43 vite nga themelimi i saj.

Fotoja e parë/ nga e majta në të djathtë, në këmbë: Elmaz, Sezair Shabani, Abdullah Mehmeti, Mentaz Allajbegu (trajner), Shaban Tërstena, Adnan Elezi, Hajrush Sinani (trajner).
Nga e majta në të djathtë, ulur: Nusret Hamidi, Llokman Elezi, Beqir Curi, Natmir Ismaili dhe Rufat Arsllani.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu