Plas skandali 5 ditë para nisjes së Botërorit, Katari përballet me akuzën e blerjes së tifozëve

0
Gjigandi

Katari po akuzohet për “tifozë të rremë” që parakalojnë para kamerave përpara fillimit të Kupës së Botës. Një javë para turneut ndërkombëtar, janë shfaqur pamje të “mbështetësve” të futbollit nga e gjithë bota duke mbushur rrugët e kryeqytetit të Katarit, Doha.

Platforma e parë zyrtare e komunitetit të vendit në TikTok, e quajtur “Qatar Living”, ka postuar një video të “tifozëve” nga e gjithë bota të mbuluar me flamuj dhe pankarta. Ende nuk bëhet e ditur nëse tifozët janë punëtor në qytet apo kjo është një lojë e autoriteteve të Katarit.

Katari është duke marrë kritikë për “orkestrim të paradave të rrema”, pasi e shohin me skepticizëm që tifozët të shkojnë në Katar një javë para fillimit te Botërorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu