Si asnjëherë më parë, Klodiana Lala tregon momentin kur është ndjerë e rrezikuar: Jam tronditur

0
Gjigandi

15 vite gazetare e kronikës së zezë, prezente në çdo studio ku flitet lajmi i fundit për kronikën e zezë dhe krimin në vend, por Klodiana Lala ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private.

Së fundmi e ftuar në një emision televiziv Lala ka folur si rrallë herë për përditshmërinë e saj dhe jetën me familjen.

“Jeta ime eshte jeta e një gruaja që nis në 6, përgatis mëngjesin për vajzat, i shoqëroj në shkollë, i dërgoj me fugon ose vetë. Bej detyrat me to. Jam në klasën e parë këtë vit dhe në klasën e 4 me vajzën tjetër”, shrpehet ajo.

Gazetarja e pyetur nga moderatori se:

A ka pasur raste që je ndjerë e kërcënuar, si për veten dhe për vajzat?

RonaTyra

Klodiana ndau një rast ku për t’i bërë një surprizë ishin përfshirë edhe vajzat e saj, por ajo u trondit duke menduar se dikush i kishte sulmuar vajzën e saj.
“Ka pasur një moment, për të qeshur dhe për të qarë. Dikush do me bënte një surprizë, kishte futur në lojë edhe fëmijët. Më telefonon mësuesja e vajzës dhe më thotë që vajza mungon. Jam tronditur. Policia patjetër që ishte në djeni dhe njëri nga drejtuesit e policisë më thonte do të kujdesem unë. Kur jam gjendur para surprizës nuk dija të gëzohesha apo t’i rrihja”, ka treguar gazetarja./abc

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu