Sinan Vllasaliu ka finalizuar këngën e re.
Një prej emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare është edhe Sinan Vllasaliu, i cili për vite me radhë i qëndron besnik publikut.
Së fundi, këngëtari ka paralajmëruar një këngë të re, madje është publikuar edhe një pjesë e saj për fansat e tij.
Projekti i ri i Sinanit titullohet “Imazh”, datën e të cilit nuk e ka treguar ende, por njoftoi se publikohet shumë shpejt.
Kujtojmë se kënga e fundit nga Sinan Vllasaliu është “Hallall e ke”, të cilën e solli në bashkëpunim me Genc Prelvukajn.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ky artist.