Si t’ja bëjmë që depilimi të zgjasë sa më shumë

0
Gjigandi

Të gjithë dimë të depilohemi, por nuk dimë nëse po e bëjmë siç duhet apo jo. Kur 4 ditë pas depilimit shihni qimet e para në horizont, dita nuk ecën dhe aq mirë, por prisni.

Qimeve nuk mund t’ju fshiheni dot por PO, ekzistojnë disa hile të vogla që do t’ju ndihmojnë ta shtyni për disa ditë më tutje procesin e depilimit.

Në këtë artikull jemi fokusuar te depilimi me brisk, ose siç ndryshe njihet në gjuhën tonë, rruajtjen.

Masazhoni (në trajtën e rrathëve, lëvizjeve ciklike) lëkurën me një scrub me përqindje të lartë kripe një ditë para se të depiloheni për të larguar qelizat e vdekura, poshtë të cilave fshihen shumë qime.

Bëni një dush për të mundësuar largimin e vajrave natyrale të trupit dhe hidratimin e qimes, çfarë e bën 60% më të thjeshtë për ta hequr. Sugjerohet që larja të mos zgjasë më shumë se 2- 3 minuta, përndryshe uji nis dhe e rrudh lëkurën duke mos dhënë rezultatet e dëshiruara gjatë depilimit.

RonaTyra

Aplikoni xhel hidratues për depilim me qëllim ruajtjen e lagështisë së lëkurës. Një lëkurë e thatë, e larë me sapun rrezikon bllokimin e briskut prej thatësisë.

Mos ushtroni shumë presion, por rrëshqiteni briskun lehtë. Përndryshe një acarim apo lëndim i mundshëm do t’ju tërheqë vëmendjen nga depilimi i kujdesshëm dhe prerja e të gjitha qimeve.

Pas depilimit, lahuni (shërben si hidratues natyral), rehatohuni dhe lyhuni me vaj kokosi, të cilin mund ta aplikoni çdo mbrëmje përpara gjumit veçanërisht te zona e këmbëve. Edhe diçka; investoni në një brisk të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu