Si të përdoret drejt zbardhuesi për dezinfektim në shtëpi

0
Gjigandi

Kjo tretje është e dobishme edhe për dezinfektim të sipërfaqeve në shtëpi

Ky lëng i tretshëm i hipoklorit natriumit, me fuqi 4 deri 5 për qind përmban 40 g klor aktiv në një litër të lëngshëm.

Për larje me dorë, përdore 100 ml zbardhues në 10 litra ujë. Nuk duhet të përzihet me detergjent. Rrobat duhet larë, pastaj duhet lënë të qëndrojnë në këtë tretje rreth dhjetë minuta, ndërsa në fund të shpërlahen tërësisht.

Kushtoni kujdes faktit që zbardhuesi shkatërron ngjyrat. Rrobat me ngjyra mund t’i njomni vetë shumë shkurt dhe shumë me kujdes në tretje zbardhuesi.

Zbardhuesi mund të përdoret edhe për larje në rrobalarëse, pra qiten rreth 50 ml në kutinë e paralarjes, ndërkaq detergjentin përdoreni si zakonisht.

RonaTyra

Për eliminimin e njollave kurrë mos qitni zbardhues drejtpërdrejt në makinë. Bëni tretje më të fortë – rreth 50 ml në një litër ujë – pastaj në të njomni rrobat dhe lini të qëndrojnë pesë minuta. Pastaj lani në mënyrën e zakonshme.

Për larje të sanitarive, tretni 200 ml në 5 litra ujë, lani sipërfaqet dhe pastaj shpëlani. Lini të qëndrojë së paku dhjetë minuta, pastaj shpëlani.

Nëse sipërfaqet janë të mbuluara me pllaka qeramike, zbardhuesi nuk është i nevojshëm të shpëlahet.

Kini parasysh që dezinfektimi nuk është njësoj si edhe sterilizimi.

Sipërfaqet sterile janë ato nga të cilat janë eliminuar të gjitha mikrobet, ndërsa dezinfektimi i eliminon deri në atë masë që të bëhen të parrezikshëm për shëndetin e njeriut në përdorimin normal.

Garniturat metalike për ngrënie mundeni vetëm t’i dezinfektoni (p.sh. me ekspozim të shkurtër në temperaturë të lartë), ndërsa instrumentet kirurgjikale duhet patjetër të jenë sterile. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu