Si të mos e urreni për vdekje partnerin gjatë karantinës

0
Gjigandi

Na duket ne apo të gjithëve u kanë ardhur të dashurit/të fejuarit/burrat në majë të hundës? Shpresojmë të jetë thjesht një shaka për Instagram, por nëse jo, nëse vërtet ju kanë ardhur në majë të hundës, ja çfarë duhet të bëni.

1. Jepini hapësirë njëri-tjetrit

Kaloni kohë në dhoma të ndryshme, mos bëni gjithçka bashkë, dilni vetëm për të bërë pazaret, merrni një sy gjumë.

Kështu i jepni mundësi njëri-tjetrit ta marrë malli për ju dhe shmangni diskutimet e panevojshme që lindin kur shpenzon 24 orë me dikë.

2. Komunikoni haptazi

RonaTyra

Keni gjithë kohën që ju duhet për të zhvilluar komunikimin që do e çojë lidhjen tuaj në nivelin tjetër. Uluni dhe flisni për ndjenjat tuaja, për ndjenjat e palës tjetër dhe dëgjoni me sinqeritet.

Jeni në ankth, ndajeni me partnerin. Keni nevojë të shfryheni, ndajeni me partnerin. Tregohuni të hapur për gjithçka.

3. Bëni më shumë intimitet

E para, nuk keni punë nëpër duar dhe e dyta, s’jeni të lodhur. Pse jo atëherë?

Intimiteti gjallëron jetën e mërzitshme të karantinës dhe ju afron më shumë me njëri-tjetrin. Eksperimentoni, argëtohuni, qejfi dhe shëndeti mbi të gjitha.

4. Gjeni diçka për të qeshur

Një pandemi botërore nuk është për të qeshur. Por memet dhe videot në TikTok janë.

Pakësoni tensionin dhe ankthin dhe përqëndrohuni te gjërat e bukura ose në këtë rast, qesharake.

5. Reflektoni para se të reagoni

Kur ke ngecur me dike në një apartament, gjasat janë që herët a vonë do ju acarojë dhe mënyra si merr frymë.

Duke pasur këtë në mendje, merrni një sekondë para se të bërtistini për gjëra të parëndësishme si për shembull gotat në lavaman apo krevati i parregulluar. Me qetësi dhe dashuri rregullohen të gjitha, edhe krevati.

6. Jini mirënjohës

Çfarë? Jeni mbyllur në shtëpi me njeriun që doni dhe s’po duroni dot më? U lodhët duke bërë seks? Duke kaluar kohë me dashurinë e jetës suaj? Sa gjynah.

Jini mirënjohës që jeni në këtë pozitë dhe jo në spital apo të pastrehë e të papunë. Do jeni më të lumtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu