Kujdesi i syve është parësor për sa i përket shëndetit të shikimit. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni disa këshilla, të cilat i sjellim më poshtë sipas ‘Healthy-Magazine’:
1-Përdorni syzet e diellit
Rrezet ultraviolet janë të rrezikshme për sytë, prandaj syzet e diellit duhet përdorur rregullisht.
2-Kryeni kontrolle të shpeshta për sytë
Është e rëndësishme që të shkoni tek okulisti rregullisht për të parë gjendjen e syve tuaj.
3-Ushqehuni shëndetshëm
Ushqimi i shëndetshëm ndikon tek sytë tuaj. Sytë kanë nevojë për antioksidantë, prandaj përdorimi i frutave është i rëndësishëm.
4-Mos injoroni thatësinë e syve
Shpesh njerëzit ankohen se sytë i ndjejnë të thatë. Kjo nuk duhet lënë pas dore dhe rekomandohet të përdorni pikatoret e duhura për sytë.
5-Kujtoni se çfarë ndihmon zemrën tuaj ndihmon edhe sytë
Evitoni pirjen e duhanit dhe ushtrohuni fizikisht në mënyrë të rregullt.