Le ta pranojmë: të jesh gënjeshtar i zoti është talent. Madje, është një talent që të gjithë duhet ta gjejnë brenda vetes
Jo për të mashtruar lart e poshtë si të ishte diçka normale, po për t’i thënë atij djalit që njohe dje që sot je shumë e zënë dhe nuk e takon dot. Apo se nesër nuk shkon do të në zyrë se je sëmurë.
Ja si të gënjeni pa rënë në sy:
Sytë
Shumica e njerëzve mendojnë se kontakti me sy është shumë i rëndësishëm kur gënjen dhe si rezultat, harrojnë të pulisin qepallat apo të sillen natyrshëm. Në fakt, s’ka rëndësi ku sheh teksa flet. Kështu që, shihni ku të doni kur t’i thoni koleges se nuk ia prishe ti kompjuterin.
Goja
Një gisht ose dora që mbulon gojën është shenja e parë e një gënjeshtre. Shmangeni!
Duart
Nëse flisni me duar, kur gënjeni, i përdorni më shumë se zakonisht dhe nuk flisni më me duar, por me këmbë e me duar. Ruani qetësinë dhe përdorni një nivel normal gjestikulacioni. Nëse s’i zini besë vetes, fusni duart në xhepa.
Qëndrimi
Kthimi i kurrizit apo distancimi nga personi që po gënjeni ndodh sepse thjesht doni t’i largoheni asaj që sapo thatë. Nëse e kapni veten që po ecni mbrapsh gjatë një gënjeshtre, thjesht ndaloni në vend dhe përfundoni fjalinë.
Këmbët
I keni parasysh çfarë ndodh me këmbët kur jeni në ankth? Si nuk pushojnë së lëvizuri, hedhuri etj? Nëse këto gjëra ndodhin kur jeni ulur, ngrihuni ose anasjelltas.