Si ia doli Gigi Hadid t’ja fsheh botës me stil shtatzëninë për 5 muaj?!

0
Gjigandi

Gigi Hadid thuhet se po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik dhe e ka fshehur shtatzëninë për muaj me radhë në sytë e gjithë botën që e ndjek hap pas hapi.

Sipas TMZ, supermodelja 25-vjeçare është 20 javë shtatzënë – gjë që do të thotë se bebi pritet të vijë në jetë në fillim të shtatorit.

Pas disa vitesh lidhje me ish-yllin e One Direction thashethemet se dyshja ishin rikthyer së bashku lindën në dhjetor 2019 – kohë kjo kur mendohet se Gigi ka mbetur shtatzënë.

Pavarësisht se e ka fshehur shtatzëninë e saj  për më shumë se pesë muaj, ikona e modës nuk u ndal në punën e saj dhe u shfaq në disa shfaqje pasarelash këtë vit.

RonaTyra

Më 22 janar, Gigi u vesh si një marinse seksi për koleksionin Pranverë / Verë 2020 të stilistit Jean-Paul Gaultier në Javën e Modës në Paris.

Disa javë më vonë, Gigi veshi një fustan të zi dantelle të gjatë deri në dysheme gjatë shfaqjes së Tom Ford AW20 në Milk Studios në Los Angeles, më 7 shkurt.

Kështu në muajt e parë modelja e njohur ia lejoi vetes ekspozimin e trupit ndërsa kur barku nisi të rrumbullakosej Gigi u ngjit në pasarelë me veshje të gjera.
Në shkurt 25-vjeçarja nisi të vishte veshje të lirshme si në përditshëri por edhe në sfilata, veshje që e ndihmonin atë të fshihte rrumbullakosjen e barkut.

Modelja filloi të veshë veshje më të lirshme, më 12 shkurt kur sfiloi në pistën e Marc Jacobs gjatë Javës së Modës në New York në një xhaketë të bardhë dhe një fund.

Bukuroshja bjonde ”hoqi dorë nga këpucët e saj me taka për t’i zëvendësuar to me balerinat e sheshta e këpucë të rehatshme.

Më 20 shkurt, Gigi veshi një fustan me lule të gjatë deri te gjuri, gjatë shfaqjes së modës së “Moschino” për Javën e Modës në Milano.

Ndërsa ishte në Paris në 3 Mars, Gigi – e cila njihet për veshjet e saj ‘rock’ dhe që i ekospozojnë linjat – veshi një këmishë me vija, pantallona të lirshme, një shall dhe një pallto të gjerë, veshje kjo që i mbulonte barkun që asokohe kishte nisur të rritej.

Gigi Hadid
Image

Gigi Hadid
Image

Gigi Hadid

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu