Si është një bricjap i vërtetë? Kiara Tito e zbulon me fotot nga fëmijëria

0
Gjigandi

Kiara Tito është kthyer në një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Pas mbarimit të ‘Doktor Plastik’, moderatorja ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të qenë pranë fansave të saj, duke publikuar video të ndryshme në kanalin e saj në ‘Youtube’. Përveç kësaj pjese, Kiara ndan shpesh dhe momente nga përditshmëria e saj me anë të postimeve të ndryshme në ‘Instagram’.

Disa orë më parë, ajo ka publikuar disa foto të vetat kur ka qenë në moshë të vogël. “Një bricjap i vërtetë”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur me disa emoji të qeshurash, krah fotos ku shihet me lekë në duar. Nga fotot dallohet se Kiara në fakt nuk ka ndryshuar shumë nga më parë dhe se vazhdon të jetë po e njëjta vajzë e ëmbël.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur rreth operacioneve plastike, Tito ka pohuar se do të bëjë çfarë të dojë ajo me veten e saj për aq kohë sa kjo gjë nuk i përket të tjerëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu