Shyhrete Behluli mbështetë Afrimin dhe Labin për lejimin e mbajtjes së dasmave

0
Gjigandi

Edhe këngëtarja Shyhrete Behluli u prononcua në lidhje me organizimin për lejimin e mbajtjes së dasmave para Ministrisë së Shëndetësisë.

Behluli tha se unë do të i përkrahi vendimet e kolegëve të mi, Afrim Muqiqit dhe Labinot Tahiri, në lidhje me kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë.

“Unë do të jem së bashku me kolegët e mi për t’i përkrahur Afrim Muqiqin dhe Labinot Tahirin dhe besoj që të gjithë kolegët do të jemi bashkë jo për të protestuar por për të reaguar për të drejtat tona”, tha Behluli.

Tutje këngëtarja tha se ne kemi mirëpritur çdo vendim të Qeverisë, mirëpo vendimet për lejimin e të gjitha bisnezeve ku tubohen një shumicë e njerëzve dhe vetëm lejimi i dasmave jo, është i padrejtë sipas saj.

“Ne kemi respektuar deri në fund vendimet e Qeverisë për kujdesin ndaj pandemisë, kemi mirëpritur çdo vendim i cili është marrë dhe kemi vendosur të mos deklarohemi deri në vendimet e fundit, mirëpo pas vendimeve të fazës së tret për lejimin e të gjitha bisnezeve unë mendoj që është e padrejtë vetëm ky sektor të jetë i mbyllur, sepse nuk përfshinë vetëm artistët por përfshinë një gamë të gjerë njerëzish e  biznese, dhe të lejohen të gjithë të tjerat kurse kjo jo nuk më duket në rregull”, deklaroi këngëtarja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu