Shmangni këto gjëra për të ngadalësuar plakjen

0
Gjigandi

8:49, 30 Maj 2020

Shumë gra nuk mund të paramendojnë plakjen, e problemin më të madh e kanë me rrudhat.

Por ka edhe disa mënyra natyrore përveç kujdesit me produkte kozmetike që plakja të shtyhet pak, transmeton Klan Kosova

Këto janë disa prej tyre:

Mos pini duhan

RonaTyra

Pirja e tij dëmton të gjithë organizmin, por në lëkurë pirja e duhanit shkakton probleme me kolagjenin dhe ngushton enët e gjakut, që mbartin oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Mos pini alkool

Përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën dhe zgjeron enët e gjakut. Nëse konsumoni shumë alkool, mund të degradojë deri në çrregullimin e lëkurës, që manifestohet me skuqje dhe puçrra të vogla.

Shmangni dietat ekstreme

Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë. Këto janë çrregullime serioze, madje kërcënuese për jetën, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu