Shkurte Fejza po relaksohet në Mushtisht.
Meqenëse janë anuluar të gjitha koncertet dhe planet e tjera që kishte në profesion, Shkurte Fejza po shijon kohën pranë familjes.
Këngëtarja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur me veshje sportive.
Ajo po shëtitej rrugëve të Mushtishtit gjatë kësaj dite me temperatura të larta dhe dukej në formë të mirë.
Për ndryshe, Shkurta së fundi në një intervistë deklaroi se pandemia e ka dëmtuar financiarisht edhe profesionin e tyre.