Shitjet e Alibaba gjatë izolimit të Covid-19 në nivele rekord

0
Gjigandi

Gjiganti Kinez Alibaba raportoi të ardhura dhe fitime mbi pritshmëritë e analistëve për tre mujorin e parë të 2020 ndërsa izolimi i Covid-19 shtyu më shumë njerëz të blejnë online.

Kriza e shëndetit publik që kaploi botën detyroi njerëzit të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre duke rritur porositë online.

Shitjet e biznesit kryesor e-commerce të Alibaba ishin 13.16 miliardë dollarë në tre mujorin e parë ndërsa edhe biznesi cloud u rrit me 58%.

Gjiganti i e-commerce parashikon të ardhura mbi 90 miliardë dollarë për 2020. Në terësi të ardhura e Alibaba për tre muajt e parë ishin 16.02 miliardë dollarë, ndërsa analistët kishin parashikuar 15 miliardë dollarë.

Parashikimet optimiste të Alibaba për 2020 vinë pasi Kina hapi tregjet dhe mbarë aktivitetin ekonomik përpara vendeve Perendimore si SHBA dhe vendet Evropiane.

RonaTyra

Kompania gjithashtu ka shtyrë drejt bizneseve të reja ndërsa konkurrenca në shitblerjen online po shtohet nga rivalët JD.com apo Pindouduo në Kinë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu