Shenjat zodiakale që vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët; ja pse

0
45

Në këtë artikull do t’ju zbulojmë cilat shenja vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Motivi? Nuk kanë shumë besim tek vetja dhe tentojnë të mendojnë se nuk po bëjnë asgjë për të qenë të lumtur.

Gaforrja

Shenja zodiakale e Gaforres ndodhet në krye të listës, është shenja me vetëbesimin më të ulët dhe tenton të vuajë më shumë nga të gjithë sepse preket shumë lehtë nga akthi. Personat e kësaj shenje nuk i pranojnë kritikat.

Janë njerëz lunatikë dhe emotivë, qajnë shumë kur kritikohen. Nuk e bëjnë sespe ndihen të prekur, por mendojnë se nuk e meritojnë.

Virgjëresha

Personat e lindur nën shenjën e Virgjëreshës kanë standarde shumë të larta dhe kur nuk i kënaqin këto standarde, ndiejnë se kanë dështuar. Vetëvlerësimi i këtyre personave lidhet me sukseset e tyre. Nëse mendojnë se kanë bërë pak, vetëvlerësimi i tyre bie përtokë.

Peshorja

Personat e lindur nën shenjën zodiakale të Peshores e dinë sa vlejnë, por nuk e çmojnë mjaftueshëm. Në një marrëdhënie tentojnë të bëjnë gjithçka për të bërë të lumtur gjysmën tjetër, por nuk dinë si të bëjnë të lumtur veten.

Peshqit

Personat e lindur nën shenjën zodiakale të Peshqve janë shumë të ndjeshëm dhe tentojnë të bëhen tapet për të tjerët. Ndonjëherë nuk e dallojnë të mirën nga e keqja. Kur ndihen se nuk janë të pranuar nga të tjerët, mendojnë që është problem i sjelljes së tyr edhe jo personave që i rrethojnë.

Bricjapi

Bricjapi duket një person i besueshëm, maniak i punës dhe nuk ndalet derisa të arrijë atë që do. Shumë të ngjashëm me Virgjëreshën, personat e lindur nën shenjën e Bricjapit duan të arrijnë suksesin dhe bëjnë gjithçka për t’u përmirësuar.

Kanë një vetëbesim fals sepse duan të marrin gjithmonë atë që dëshirojnë, nuk dorëzohen derisa të arrijnë objektivat e tyre dhe në të njëjtën kohë mendojnë se nuk janë të zotët. Për këtë arsye, ndonjëherë ndihen sikur kanë dështuar, por nuk është kështu. Kanë një forcë të madhe brenda tyre, që pavarësisht gjithçkaje, i lejon të arrijnë aty ku duan të jenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu