Shenjat që tregojnë se nuk ju vlerësojnë sa duhet

0
Gjigandi

Ju jeni një person që jep. Jepni kohën tuaj, burimet tuaja, këshillat tuaja, dashurinë tuaj. Si do ta dini nëse kjo po ju ndihmon të rriteni në jetën tuaj apo është duke ju bërë të ndiheni të papërshtatshëm? Ja tre shenja që nuk po jua vlerësojnë përpjekjet tuaja.

Ju nuk jeni duke çuar përpara qëllimet tuaja

Koha e kaluar me personin ose grupin fokusohet në jetën e tyre ose në problemet e tyre. Mund të vërehet një çekuilibër në të cilin ju ofroni më shumë kohë, më shumë kujdes emocional ose më shumë ndihmë logjistike se sa ju japin. Koha që kaloni së bashku nuk ju ndihmon të ecni përpara drejt qëllimeve të jetës suaj.

Mirënjohja

Ju “dëshironi” të ndjeni që të tjerët ua njohin meritat. Nuk ndiheni të vlerësuar për kontributin tuaj dhe për talentet tuaja. Ju dëshironi diçka të re në formën e vlerësimit, njohjes ose konfirmimit.

RonaTyra

Fyerje

Ka një ndjesi trazire brenda jush, që duket si zhgënjim ose zemërim për pabarazinë midis asaj që jepni dhe asaj që merrni. Ju dëgjoni në kokën tuaj fjalët e zhgënjimit dhe zemërimit, si për shembull “nuk është reciprok”, ose “ata duhet të më vlerësojnë më shumë”. Ju thellë-thellë do të donit të mos bënit aq shumë për personin ose grupin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu