Sërish shifra të larta, ja sa persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

0
Gjigandi

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë 77 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë kujtojmë se edhe dje rastet ishin të larta, 78 të tilla, ndërsa Ministria e Shëndetësisë apelon që çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve. Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit”, ishte thirrja e ministrisë dje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu