Mënyra më e mirë dhe efikase për tu dobësuar është të bësh seks, shumë dhe mirë.
Kështu që mund ti thoni lamtumirë sallatës, vrapit në park dhe orëve të tëra në palestër, pasi për të qenë në formë, mjafton të jesh aktiv në krevat.
Një studim kanadez i York University në Toronto, ka zbuluar se seksi shërben më shumë për të ruajtur linjat trupore në sajë të hormonit të dashurisë.
Nuk janë vetëm kaloritë e djegura gjatë lëvizjes, pasi rol kyç luan oksitocina, e cila i sjell një sërë dobish trupit.
Jo vetëm hormoni redukton stresin, por rrit besimi dhe redukton urinë nervoze, duke ulur dëshirën për bukë, makarona dhe ëmbëlsira.
“Kur niveli i hormoneve është më i lartë, shënohet rënie e dëshirës për të ngrënë, sidomos për karbohidrate dhe sheqer”, shprehet drejtuesja e studimit, Caroline Davis.