Sipas astrologjisë, ka disa shenja zodiakale që kanë më shumë gjasa të jenë “mbytëse” dhe irracionale. Është shenja juaj ndër më xhelozet e horoskopit? Zbulojeni!
Dashi
Dashi është një shenjë e fortë dhe krenare dhe kur tradhtohet nuk mund të bëjë ndryshe, por të lëshojë zemërimin e tij në skena shpërthyese. Në rastin e tij, në vend të xhelozisë, mund të flitet për zemërim dhe impulsivitet, dy gjëra që e bëjnë atë të ziejë përbrenda dhe të paarsyeshëm.
Demi
Demi është një shenjë jashtëzakonisht kokëfortë që në marrëdhëniet e dashurisë, nëse nuk ka siguri, nuk beson se mund të vazhdojë. Ai është shumë xheloz, sidomos kur partneri nuk arrin të japë prova materiale për ndjenjën e tij dhe në të njëjtën kohë është jashtëzakonisht besnik.
Binjakët
Binjakët kanë ironi, humor dhe pozitivitet të lindur, xhelozia nuk është me të vërtetë në akordet e tyre. Kur ata tradhtohen, mund ta shohin qartë situatën dhe pastaj e zhdramatizojnë me të qeshura. Sipas këndvështrimit të tyre, askush nuk duhet të ketë të drejtën e shkatërrimit të jetës së tyre.
Gaforrja
Gaforrja është shenja më posesive e zodiakut. Është e lidhur me njerëzit që do, aq shumë sa për t’i konsideruar ata si pjesë integrale të jetës së saj. Më mirë të mos e tradhtoni besimin e saj, nëse nuk doni të përfundoni duke argumentuar për ditë të tëra e duke zbuluar të kaluarën.
Luani
Luani, në vend që të jetë xheloz, është egocentrik. Ai duhet të jetë gjithmonë “sundimtari” i marrëdhënies. Kur partneri tregon një rënie të lehtë të interesit, nuk ndihet i ofenduar aq shumë për shkak të dyshimit se kanë qenë të tradhtuar, por më tepër për faktin se ai nuk është më në qendër të vëmendjes.
Virgjëresha
Virgjëresha është një shenjë racionale me sa duket, por në realitet ka një pafundësi pasigurish. Pikërisht për shkak se nuk ka vetëvlerësim është xheloze. Shpesh, megjithatë, logjika nuk fiton në dashuri dhe kjo është arsyeja pse ata që lindin nën këtë shenjë ndihen përjetë të mposhtur.
Peshorja
Peshorja ka një konceptim shumë të ligjshëm të dashurisë dhe gjithmonë përpiqet të bëjë gjënë e duhur në shoqërinë e partnerit. Kur gjen “gjysmën tjetër të mollës”, ajo e mbron atë me çdo kusht me xhelozinë e saj të çmendur. Më mirë të mos e sfidoni atë.
Akrepi
Akrepi është “Don Zhuani” më i madh dhe për të nuk ka asgjë më të mirë se sa të magjepsë dhe t’i marrë mendjen dikujt me fjalët e tij. Është një shenjë që nuk e mohon tradhtinë dhe prandaj planifikon mënyrën e të menduarit edhe ndaj të tjerëve. Kjo është arsyeja pse ai është shumë xheloz dhe e sheh partnerin e tij gjithmonë me dyshim.
Shigjetari
Shigjetari është spontan, instiktiv dhe kaq naiv sa që gjithmonë i jep besim të plotë partnerit. Nuk është xhelozi klasik, edhe pse përballë zhgënjimeve mbetet shumë keq. Optimizmi i tij i lindur, megjithatë, i lejon atij të vazhdojë me një buzëqeshje.
Bricjapi
Bricjapi është një shenjë shumë racionale dhe paqësore, madje përballë zhgënjimeve duket se mbetet plotësisht indiferent. Reagimi i tij ndaj tradhtisë është mbyllja e të gjitha dyerve pa dhënë asnjë shpjegim. Në realitet, prapa kësaj forme të blinduar, shtypet xhelozia e tij e madhe.
Ujori
Ujori është origjinal, jashtë skemave të zakonshme dhe tenton të largojë çdo mendim negativ. Pikërisht për këtë arsye posesiviteti dhe xhelozia nuk janë pjesë e natyrës së tij. Rregulli i tij është: nëse ai është partneri i duhur ai do të më mbajë të shtrënguar, përndryshe unë do t’i them lamtumirë pa probleme.
Peshqit
Peshqit janë shpirtërorë, ëndërrimtarë, altruistë dhe shumë xhelozë. Partneri krijon një imazh të idealizuar si në përrallë dhe për këtë arsye ata shpesh zhgënjehen nga marrëdhëniet e dashurisë. Tradhtitë i bëjnë ata të çmendur, aq shumë sa për të shkaktuar skena të vërteta melodramatike.