Sa herë aktorja ndahet, bota kthen sytë nga veshjet e saj!

0
Gjigandi

Zakonisht, kur ndahemi nga partneri, gjëja e fundit që na shkon ndërmend është të vishemi bukur. Ose edhe më bukur nga ç’visheshim kur ishim në kulm të lumturisë. Por kjo s’vlen për Katie Holmes!

Kur aktorja ndahet, bota thjesht frymëzohet nga veshjet që bën pas mbylljes së një tjetër kapitulli! Në gusht të këtij viti, Holmes u nda nga i dashuri prej gjashtë vjetësh, Jamie Foxx  dhe që prej asaj ditë njerëzit nuk ia heqin dot sytë veshjeve dhe kombinimeve që bën!

Nuk e dimë nëse kjo është një ‘strategji’ e saj për t’i bërë të pendohen ç’kanë humbur, por ç’rëndësi ka?

Fustanet prej mëndafshi, bluzat e kashmirit të kombinuara gjithë finesë, apo getat gjithë elegancë që zgjedh, e kanë kthyer aktoren në ikonë të modës!

RonaTyra

Ndarjet e saj, jo vetëm që nuk kalojnë me drama, por e ndihmojnë të bëhet edhe më krijuese. Pavarësisht kësaj, Katie vijon të ruajë modestinë duke mos postuar thuajse asgjë nga pamjet e saj tek 1.8 milionë ndjekës në Instagram.

Vëmendja që ka marrë stili i saj së fundmi, duket se ka habitur edhe vetë aktoren. Gjatë një interviste  për Vogue, ajo tregoi se nuk mendohet shumë para se të vishet, mjafton që të ndihet rehat.

S’kemi asnjë dyshim që magjia qëndron tek ndarja.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu