Rudina Dembacaj tregon planet për dasmë, madje e bëri publikisht ftesën e parë

0
Gjigandi

Këtë javë në “Mos i fol shoferit”, përballë të ftuarës së saj, këngëtares Eneda Tarifa, Rudina Dembacaj zbuloi edhe një detaj nga jeta e saj private. Ajo dhe Mark Frroku kanë në plan që të bëjnë dasmë. 

Me sa duket, çifti i njohur po pret të kalojë situata e krijuar nga pandemia për të festuar me miqtë dhe të afërmit. Madje, aktorja ia bëri ftesën publikisht Enedës.

“A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?” –iu drejtua Rudina, Enedës, e cila e emocionuar ia ktheu:

“Paskemi dasmë! Do vij me kënaqësi të madhe, sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.”

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e bënë publike lidhjen në fillim të këtij viti, kur aktorja e humorit ndau me të gjithë foton e parë me Markun në Instagramin e saj, duke pranuar se “e do si partner në jetë dhe biznes.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu