Rrëfehet 22 vjeçarja: Bëra seks me shefin 20 vjet më të vjetër por më pas zbulova se…

0
Gjigandi

Një vajzë 22 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka pasur një aferë me shefin e saj që është në të 40-tat dhe më pas e ka kuptuar që është i fejuar, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se pas një kohë ai u largua në një qytet tjetër për të punuar dhe i tha vajzës se nuk i interesonte.

Tani vajza thotë se nuk mund ta harrojë dhe nuk e di çfarë të bëjë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të vajzës:

Kam një aferë me shefin tim. Kanë qenë mjaft flamuj të kuq përpara por i kam injoruar të gjithë sepse ndjej shumë për të. Tani e kam kuptuar se sa toksik është ai por unë ende e dua atë.

RonaTyra

Punoj në një dyqan. Jam 22 vjet. Kur unë fillova punën aty, 18 muaj më parë, shefi im i cili është në të 40-tat, më tha se është xheloz kur më sheh mua me djem tjerë. Ai më kushtonte shumë vëmendje. Ishte e mrekullueshme.

Ne filluam të takohemi rregullisht. Ai më telefononte në ora 5 të mëngjesit që të shkoja tek ai, bënim seks dhe më pas ne shkonim ndaras në punë, kështu që askush nuk mund të dyshonte asgjë.

Ai më thoshte se në mbrëmje është i zënë pasi shkonte dhe palestër dhe luante. Unë kam shkuar tek ai në mëngjes për seks për javë të tëra, deri kur zbulova se ai ka të dashur. Një grua në punë më duket se i erdhi keq për mua dhe më tregoi se ata madje janë të fejuar.

Kur e pyeta atë, më tha se nuk e dinte a dëshiron të jetë me të.

Por ai nuk e la atë dhe mua më vjen turp të them se unë vazhdova të shkoja në shtrat me të rregullisht.

Ai dëshironte të kontrollonte çdo gjë mbi mua. Nëse unë pija shumë, ai nuk më fliste.

Nëse nuk vendosja grim, ai më thoshte se nuk dukesha mirë. Nëse përmendja një djalë, ai nuk më fliste për orë të tëra.

Kur ai u zhvendos në një tjetër filial në një qytet tjetër, unë si e marrë mendova se gjërat mes nesh do të funksionin më mirë.

Mendova se mund të jemi hapur me lidhjen tonë pasi nuk punojmë më bashkë, por u gabova. Ai më tha se nuk mund të merrej me mua dhe se unë nuk isha asgjë për të.

Por, nëse ai më thërret që të shkoj tek ai. Unë jam bërë aq e varur të jem me të dhe do të shkoj.

E di që është vetëm për seks sepse ai është i dehur ose me drogë. Ndërsa, nëse unë i shkruaj atij mesazhe, ai më injoron dhe nuk mi kthen për ditë të tëra.

Unë dua që të vazhdoj para por nuk po mundem.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Ti vlen shumë më shumë se ai njeri toksik. Ai të ka bërë të humbësh respektin për veten dhe mundësinë që të gjesh një djalë që të do ashtu siç e meriton.

Bllokoje atë dhe mos bisedo në telefon. Ji e zënë. Puno, dil me shoqëri, gjej ndonjë hobi. Ose dhe gjej të tjerë, mos i lë kohë atij në jetën tënde, një njeri që nuk i interesojnë aspak ndjenjat e të tjerëve./BS/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu