Pas ndarjes, Roberti zbulon planet për një martesë të dytë.Me datë 25 Gusht të vitit që lamë pas këngëtari Robert Berisha deklaroi ndarjen nga Nora Istrefi me anë të një postimi në rrjete sociale.
Ndonëse i dhanë fund martesës, çifti kanë mbetur miq shumë të mirë dhe ruajnë respekt për njëri-tjetrit.
Që nga momenti kur dyshja u ndanë, Roberti është përfolur shpesh për një lidhje të re. Lidhja e tij me modelen Xhesika Kadiu është komentuar shumë në media, madje ishte vetë modelja që e pranoi se mes tyre ka ekzistuar diçka.
Mirëpo a ka ndërmend Roberti të martohet sërish? Në një intervistë për revistën “Story” këngëtari ka treguar se nëse nuk do të kishte fëmijë ndoshta do e mendonte si mundësi por tani nuk e ka në plan.
“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmënd të bëhem sërish. Nëse nuk do të kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”, ka treguar Roberti per “Story”.