Rita Ora thotë se do t’i përkrah organizatat dhe kampanjat për mbrotjen e drejtave të njeriut

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka thënë se do të mbështes organizatat dhe kampanjat e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të komuniteteve të ndryshme.

“Çdo ditë të javës tjetër do të ndaj një organizatë të ndryshme që ka nevojë për ndihmën tuaj dhe do t’i bëj ato të spikatura në faqen time. Unë zotohem të dhuroj dhe të forcoj shikueshmërinë e tyre dhe po ju kërkoj të bashkoheni me mua. Sot po vë në vëmendje organizatën ‘Campaign Zero’, një burim i rëndësishëm që punon për t’i dhënë fund dhunës policore”, ka shkruar Ora në rrjetin social Instagram teksa ka shpërndarë një fotografi në të cilën shkruhet “Artistët për jetën e personave me ngjyrë”.

Kjo fotografi me mbishkrimin “Artistët për jetën e personave me ngjyrë” është shpërndarë edhe nga persona të tjerë të famshëm, pas vdekjes së personit me ngjyrë George Floyd gjersa ishte duke u arrestuar policia amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu