E talentuar, e bukur dhe me stil, këto janë vetëm disa nga karakteristikat, që mund ta definojnë më së miri yllin kosovar të muzikës botëror, Rita Ora.
Këngëtarja e famshme i kushton rëndësi paraqitjes së jashtme dhe vjen çdo herë në hap me trendet e reja të modës.
Ajo shpenzon shuma të mëdha parash edhe në gjërat më elementare të pamjes, siç janë thonjtë.
Vetëm një manikyr i 29- vjeçares mund të kapë vlerën e mijëra dollarëve.
Kjo ndodhi në ngjarjen e “MTV Video Music Awards 2015” kur Rita Ora parakaloi plot glamur në qilimin e kuq.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova kishte harxhuar 70 mijë dollarë vetëm në manikyr.
“Ky manikyr i saj ishte punuar me merimanga me diamante dhe fjongo të kuqe me rubin”, duke iu përshtatur fustanit të kuq glamuroz, që ajo kishte veshur në këtë mbrëmje.

Prandaj, jo më kot ylli i hitit “Ritual” konsiderohet si një nga femrat më të bukura dhe më të kompletuara në botë.