Rita Ora merr pushimet dhe flet për sëmundjen: Po më shkatërron!

0
Gjigandi

Rita Ora duket ka vendosur të bëjë pak pushim nga muzika sepse është sëmurë dhe duhet të kujdeset për veten.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi në Instagram ku shprehet se po e shkatërrojnë bajamet, por shpreson që të zhduken.

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robotë dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me bajamet të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, shkruajti Rita në Instagram.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu