Aktorin Rezart Veleshnja këtë sezon po e shohim çdo të shtunë në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”, ku sigurisht as aty nuk kanë munguar batutat dhe humori.
Mbrëmjen e djeshme me të filluar emisioni, Rezarti dhe Flori u shfaqën me robdeshambër.
Luana u kërkoi të vishnin kostume, por djemtë nuk pranuan sepse donin pikë ose t’u rritej rroga. Kështu Rezarti zbuloi rrogën padashje teksa fliste.
“Unë nga 2 milion e dua 2 milion e gjysmë”, u shpreh Rezarti.
“Rezi sapo tregoi rrogën reale që ka në emision”, tha Luana.