Fifi hedh poshtë thashethemet se është shtatzënë

0
Fifi hedh poshtë thashethemet se është shtatzënë
Gjigandi

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Ky i fundit është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares.

Duke qenë se janë fotografuar në momente të ndryshme bashkë, shpesh është aluduar se Fifi është në pritje të ëmbël.

Fifi (Foto: Instagram)

RonaTyra

Ajo së fundmi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, në një pyetje që iu parashtrua nga një ndjekëse.

“A është e vërtetë që je shtatzënë”, ka qenë pyetja drejtuar Fifit së cilës iu përgjigj: “Nëse do të isha a po mendon që isha duruar pa e ndarë me juve”.

Fifi (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Hana” në fillim tha se nuk do t’iu përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me Adonisin dhe Big Brother VIP.

Fifi këtë kohë është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, të cilin siç duket do ta sjellë në bashkëpunim me Gent Fatalin.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu