Rep-artistët e njohur me famë botërore: KSI, Rick Ross, Lil Baby dhe S-X, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet” Down like that” dhe është publikuar vetëm në versionin audio.
Anipse artistët nuk e kanë shoqëruar këtë bashkëpunim me videoklip, kënga ka arritur të marrë mbi 1 milion klikime në YouTube qysh në orët e para.
Krahas klikimeve, ky bashkëpunim është cilësuar si i mirë për fansat e kësaj muzikë.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse rep-artistët do ta publikojnë këtë këngë të shoqëruar edhe me videoklip.