Adriana iu përgjigj akuzave se kafiteritë po e përhapin virusin.
Me lehtësimin e masave në fazën e tretë janë hapur edhe kafiteritë, të cilat udhëzohen të punojnë sipas rekomandimeve të IKSHKP-së.
Përveç kafiterive, në këtë fazë filloi qarkullimi i trafikut urban dhe ndërurban, u hapën qerdhet, kishat e xhamitë.
Lidhur me kafiteritë kishte komente se po ndikojnë në përhapjen e virusit, andaj lidhur me këtë çështje reagoi aktorja Adriana Matoshi.
Duke qenë edhe vet pronare e një kafiterie, Matoshi reagoi përmes një postimi të gjatë ku thotë se në kafene njerëzit shkojnë vetë pa obligim sikurse duhet shkuar në punë.
Ajo shtoi se aty mbahet distanca dhe nuk shkojnë të gjithë në kohën e njëjtë. E irrituar nga këto akuza, Adriana thotë se kushdo që ndihet i rrezikuar mos të dalë nga shtëpia.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ADRIANËS, PA NDËRHYRJE:
“Po i akuzojne kafiqat qe po e perhapin virusin !!
Afer tre muje, njejt si pjesa ma e madhe e botes edhe na u izolum, i nalem krejt punt, shkollat, angazhimet tona sipas keshillave te eksperteve edhe urdherave shteterore.
Mas krejt atyne mujve, ne t’njejten kohe u kthyne n’funksion qendrat tregtare, transporti publik, kompanite fillune me kthy stafin ne pune, u hapen Xhamite e Kishat, tash se fundmi u hapen edhe qerdhet e femijeve.
Krejt kta kokan t’sigurte, veq kafiqat jo!
Njerzt e kafiqave kokan tu e perhape virusin..pfff…
Krejt kto qe i permenda ma nalt çdo dite grumbullojne numer t’madh te njerzve. Dallimi i vetem osht qe njerzt te na vijne VET nuk e kane obligim sikur tjert qe nuk kane qare pa shku n’pune. Plus te na ka distance, ka qarkullim, nuk vijne krejt orarin e njejt.
Leni njerzt t’qete.
Kush nihet i rrezikum, nuk del prej shpise.
Kafiqat kryesisht mledhin gjenerata t’reja, ata kane imunitet t’forte, mos ja u bani gajlen.
Kujdesuni secili per veten.
Mos na fajsoni qe po punojme si krejt tjert.
KAFIQAT po kryjne sherbim njejt si dyqanet, barnatoret, transporti publik dhe secila kompani tjeter.
Nese po tutni, bonu pak Suedez. Mos folni per dore
Pak kujdes n’higjiene, pak n’distance me njerz t’panjofshem. Kaloj gati edhe kjo!!”.