I kishim premtuar vetes: “Nuk do të veproj më kurrë kështu”. E megjithatë jemi gremisur sërish. Të njëjtat gabime, të njëjtat situata, e njëjta zemër e copëtuar. Po pse? Si t’ia bëjmë për të dalë nga kjo gjendje?
Tri rrugët më të zakonshme
Si hyjmë në një raport intim me tjetrin? Ja cilat janë mënyrat sipas të cilave veprohet më shpesh dhe këshillat për të shmangur gabimet:
Kacavjerrja:
Gruaja dëshiron në mënyrë të papërmbajtur për t’u shkrirë dhe përzier me tjetrin, është brenda vetes së saj me intimitetin, por jo me autonominë, kërkon në mënyrë të vazhdueshme siguri dhe vëmendje, shqetësohet nëse nuk është mjaftueshëm interesante, priret të jetë hiperxheloze (duke e fshehur këtë ndjenjë) dhe trembet nga vetmia e mundshme, ndërton disa “alternativa” të mundshme për të ardhmen e marrëdhënies. Kërkon shpesh të komunikojë për të mbajtur nën kontroll marrëdhënien.
• Si të përmirësohemi: Shihni me sy të tjerë, zhvilloni potencialet tuaja. Jepini partnerit kohën e duhur për të hyrë në marrëdhënie.
Largimi:
Këtu gruaja ndihet e shtypur dhe e detyruar në marrëdhënie. Është brenda vetes së saj me autonominë, por jo me intimitetin. Kërkon vazhdimisht raste sociale me miq dhe të njohur për të kufizuar fazat private që dobësojnë sensualitetin dhe kanë më shumë të bëjnë me rutinën e përditshme. Qahet nga xhelozia e tjetrit dhe preokupohet për t’i siguruar vetes një jetë jashtë kufizimeve relacionale, sherreve dhe diskutimeve. Fantazon rreth largimit dhe ndërprerjes së marrëdhënies.
• Si të përmirësohemi: Favorizoni intimitetin me partnerin, për të parë efektin që bën (befasohuni) duke shmangur paragjykimet tuaja.
Alternimi i gjendjeve:
Njeriu lëkundet mes dëshirës për të qenë bashkë dhe dëshirës për liri, me sjellje kontradiktore dhe emocione kontrastuese. Alternohen fazat e pasionit me fazat e mërzisë duke shndërruar fantazinë e lumturisë romantike në palumturi bashkëshortore pa rrugëdalje. Pasionet e mëdha kthehen në keqardhje të mëdha. Ndarjet dhe ribashkimet janë shumë të shpeshta si për mirë si për keq. Krijohet përshtypja se nuk mund të jetohet mirë as me partnerin e as vetëm.
• Si të përmirësohemi: Frenoni entuziazmin dhe forcohuni pak duke kërkuar marrëdhënie shoqërore në vend të vetmisë.