Bangladeshi përgatitet për ciklonin Bulbul, evakuohen 100 mijë njerëz

0
Gjigandi

Autoritetet në Bangladesh kanë dhënë urdhër për evakuimin e rreth 100 mijë njerëzve nga zonat bregdetare në kohën kur vendi pritet të goditet nga cikloni Bulbul.

Stuhia që pritet të arrijë në territorin e Bangladeshit të shtunën në mbrëmje është parashikuar që të shkaktojë valë të larta deri në dy metra.

Disa porte detare, përfshirë Mongla-n dhe Sundarbans-in, janë vendosur në gjendje të lartë gatishmërie.

Pritet që kjo stuhi të sjellë erëra me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë dhe të krijojë valë të mëdha në lumenj dhe det, njoftoi Departamenti i Meteorologjisë në Bangladesh.

Ciklonet e kanë goditur shpesh Bangladeshin në të kaluarën, duke lënë të vdekur mijëra njerëz, por ky vend e ka zvogëluar me sukses numrin e viktimave viteve të fundit duke u përgatitur më mirë për stuhitë.

RonaTyra

Përpos kësaj, janë përmirësuar edhe sistemet për paralajmërim të hershëm të cikloneve, duke u dhënë më shumë kohë autoriteteve për t’i evakuuar njerëzit. Shteti gjithashtu ka ndërtuar qendra strehimi në rast të fatkeqësive natyrore.

Përveç qendrave zyrtare të strehimit, autoritetet lokale kanë urdhëruar që edhe shkollat dhe xhamitë të përdoren si strehimore shtesë, shkruan “BBC”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu