Qytetarët të pabindur, nuk respektojnë masat në autobusë

0
Gjigandi

Transporti publik ka nisur sot punën, duke rikthyer edhe trafikun e zakonshëm në kryeqytet. Pas më shumë se dy javë protestash, Bashkia e Tiranës ra dakord me shoqatën e transportit qytetas për të paktën një pikë.

“Abc News” shkruan se gjatë monitorimit të disa linjave është venë re se jo gjithmonë zbatohet distancimi social në urban, pasi ka pasur dyndje pasagjerësh dhe ulja e tyre nuk është bërë diagonal siç e parashikonte protokolli i sigurisë.

Theksohet më tej se kur nisen urbanët dhe në momentin që arrijnë, është vënë re se nuk është respektuar përdorimi i maskave nga të gjithë pasagjerët dhe gjithashtu është vënë re se një pjesë e madhe e pasagjerëve nuk kanë qenë të pajisur me doreza.

Raportohet se gjatë muajit korrik nuk do të ketë abone, aplikimi i tyre do të vijojë në muajin gusht. Në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën e paguan pasagjeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu