Balerini i njohur shqiptar rrëfen dramën e jetës së tij: E ndieja mungesën e babit!

0
Gjigandi

Balerini Graciano Tagani rrëfeu dje në emisionin  ‘E diell’ një histori personale. Ai tha se prindërit e tij janë divorcuar shumë vite më parë dhe se ai e ka ndjerë figurën mashkullore në shtëpi.

Megjithatë kjo nuk ka bërë që ai të marrë një drejtim të gabuar në jetën e tij. Ndërkaq, Graciano shtoi se mamaja i ka plotësuar çdo gjë dhe në mënyrë metaforike u shpreh se është i gatshëm të përulet para saj.

“Unë jam rasti që jam rritur vetë me prindër të ndarë, normalisht më ka munguar prezenca e babit në familje. Por s’ka ndikuar aspak në rritje të keqe të vetes time. Ndërkohë që mami më ka plotësuar gjithmonë. Sakrificave të tilla unë i përulem dhe për mua janë heroina”, tha balerini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu